minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Kriza e mungesës së ilaçeve, urdhri i farmacistit: Problem medikamentet që futen ilegalisht e shiten online - Shqiperia.info

Mungesa e barnave në tregun farmaceutik shqiptar është një problem që vazhdon prej vitesh. Spitalet nuk janë të vetmit që përballen me mungesë medikamentesh, por edhe në rrjetin e hapur të farmacive, duke bërë që pacientët te përpiqen t´i sigurojnë ku të munden.

“Problemi i mungesës së barnave nuk është problem vetëm për pacientët por është edhe për farmacistin, sepse përballet çdo ditë me ndjeshmërinë e pacientit. nuk është se mungon vetëm një barn apo i njëjti në tregun shqiptar vazhdimisht në periudha të ndryshme mungojnë barna të ndryshme. Kjo mungesë sjell fenomenin sjell kontrabandën e nxitur nga mungesa e barnave që janë paautorizim. Janë barna të futur në mënyrë ilegale pa ju nënshtruar kushteve, që askush nuk mban përgjegjësi”, tha Dëfrim Goma, president i Urdhrit të Farmacistëve.

Për tre vite me radhë lista e barnave të rimbursueshme nuk ka ndryshuar. Çka do të thotë që qytetarët nuk kanë pasur barna të reja.

“Fakti qe nuk behet një liste e re ka të bëjë me mos shtimin e barnave  të reja pra që pacienti të mos i paguaj nga xhepi. Libri i barnave duhet të bëhet çdo fillim viti që edhe farmacistët të mos ndihem përpara faktit të kryer kur kryhet një indeksim i çmimit”, u shpreh Goma.

Një tjetër shqetësim që ngrihet nga Urdhri i farmacistit janë edhe medikamentet që shiten dhe reklamohen online, të cilat nuk kanë nevojë për recetë mjeku. Por askush nuk e kontrollon këtë tregti barnash.

“Pacienti që porosit online një produkt, nuk ka asnjë siguri dhe është e parregulluar me ligj dhe e pakontrolluar. Këto produkte duhet te tregtohen nga persona te kualifikuar, duhet të rregullohet me ligj”, tha ai.

Këto problematika dhe shumë të tjera u diskutuan në konferencën e mbarëkombëtare farmaceutike të mbajtur në Tiranë me pjesëmarrje të farmacistëve nga i gjithë rajoni. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version