Të hënën e 13 majit priten reshje lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër shoqëruar me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 15 / 24 °C , në vendet e ulëta: 14 / 23 °C dhe në vendet malore: 8 / 18 °C.

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare në të gjithë vendin.

Share.
Exit mobile version