minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ministria e Drejtësisë kërkon ekstradimin e Arben Ahmetajt, dorëzon në Zvicër shkresën - Shqiperia.info

Gjykata e Posaçme ka nisur gjykimin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për dosjen e njohur si “Buka”, ku është marr i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Në këtë seancë, Ahmetaj përfaqesohet nga avokati Henrik Ligori.

Gjatë seancës, prokurori i SPAK-ut, Elvin Gokaj, lexoi kërkesën për gjykim, duke bërë me dije se procedimi penal është regjistruar në vitin 2022, pas kallëzimit të një qytetari lidhur me procedurën e privatizimit të shoqërisë “Buka” SHA.

Sipas SPAK, Ahmetaj ka firmosur një urdhër për privatizimin e kompanisë, pavarësisht disa vendimeve gjyqësore që e ndalonin këtë veprim.

Prokuroria kërkoi gjithashtu thirrjen dhe marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve, ndërsa procesi po zhvillohet me procedurë të zakonshme.

Ndërkohë, Gjykata bëri të ditur përmbajtjen e një shkrese të Interpolit, ku konfirmohet se Ahmetaj ndodhet në Zvicër, vend në të cilin Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesën për ekstradimin e tij. Interpoli njofton se nuk ka informacion të mëtejshëm mbi ecurinë e procedurave, apo vendndodhjen më të saktë të ish-zëvendëskryeministrit.

Share.
Exit mobile version