Ka nisur procesi i votimit në Bashkinë e Cërrikut, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme vendore që po mbahen më 9 nëntor.

Në këtë bashki janë hapur gjithsej 57 qendra votimi, ndërsa numri total i zgjedhësve në listë është 38,740.

Procesi i votimit po zhvillohet në të gjitha njësitë administrative që përbëjnë Bashkinë e Cërrikut:

  • Cërrik (qyteti qendër) – 17 qendra votimi
  • Gostimë – 16 qendra votimi
  • Klos – 7 qendra votimi
  • Mollas – 10 qendra votimi
  • Shalës – 7 qendra votimi

Në garë për postin e kryetarit të bashkisë janë tre kandidatë:

  • Florenc Doko, kandidat i Partisë Socialiste, me profesion jurist;
  • Amarildo Hoxha, i mbështetur nga Partia Demokratike, mjek dhe i njohur për angazhimin në shëndetësi dhe çështje sociale;
  • Eligert Hima, kandidat i nismës “Shqipëria Bëhet”, i diplomuar për Kriminologji në Milano, që përfaqëson një brez të ri politikanësh me vizion qytetar dhe integrues.

Bashkia e Cërrikut shkon në këto zgjedhje të pjesshme pas emërimit të ish-kryebashkiakut Andis Salla në detyrën e Ministrit të Bujqësisë.

Share.
Exit mobile version