Një automjet tip “Mercedes-Benz ML” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në bypassin e Fierit, pranë mbikalimit të Daullasit.

Menjëherë pas njoftimit, zjarrfikësit e Fierit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë flakët nën kontroll.

Fatmirësisht, sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta dhe hetimet janë në vazhdim./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version