minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Ndërhyrjet në sistemin TIMS, 3 zyrtarë të tjerë do të japin nesër dëshminë e tyre në komisionin hetimor - Shqiperia.info

Komisioni Hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS do të zhvillojnë mbledhjen e radhës në datën 2 korrik në orën 11:00.

Pas dëshmisë së dhënë me dyer të mbyllura të ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, tashmë është radha e të tjerë zyrtarëve që të merren në pyetje nga ligjvënësit.

Fillimisht do të pyetet drejtoresha e SHISH Vlora Hysenaj, e cila pritet të japë dëshminë e saj në orën 11:00 të datës 2 korrik.

Një orë më pas, në orën 12:00 do të jetë radha e Florian Sulejmanit që të jap verdiktin e tij për ndërhyrjet në sistemin TIMS, duke qenë se ai mban postin e drejtorit të AMP-së.

Ndërsa në orën 13:00 do të jetë radha e ish drejtorit të policisë Ardi Veliu, që do të tregojë edhe ai variantin e tij për sa ka dijeni dhe do u përgjigjet pyetjeve të ligjvënësve./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version