Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e punës për një javë, ku janë vendosur me mijëra gjoba për shkelje të qarkullimit rrugor.

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

Arrestime dhe procedime penale:

  • 9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
  •  2 persona për pa leje drejtimi.
  •  14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
  •  3 largim nga vendi i aksidentit.

Masat administrative:

  • 9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.
  • 24 masa për xhama të zinj.
  •  618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
  •  325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
  •  490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
  •  2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
  •  461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
  •  6.079 masa për qëndrim të gabuar.
  •  696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

  •  15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
  • 30 raste për tejkalim shpejtësie.
  • 5 raste të ndryshme

7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor për një udhëtim të sigurt!

Share.
Exit mobile version