
Një kabinë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5- katësh në lagjen “ Liri Gero” në Fier.
Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.
Falë ndërhyrjes së shpejtë flakët janë neutralizuar duke mos lejuar përhapjen e tyre.
Ndërkohë dyshimet e para janë për shkak të mbingarkesës në rrjet , por hetimet për ngjarjen vijojnë./vizionplus.tv







