
Kreu i qeverisë, Edi Rama, i ka kërkuar falje emigranëtve shqiptarë për gabimet që mund të ketë bërë gjatë 10 viteve në qeverisje.
Edi Rama: Nuk mund të ik sot pa ju thënë edhe dy fjalë. Gabime unë mund të kem bërë plot deri këtu në këto 10 vjet. Ju kërkoj ndjesë për çdo gabim që ju mendoni se kam bërë, por kurrë në asnjë rast nu ki kam tradhtuar ata që ma kanë besuar, qoftë dhe një herë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm. Nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë se sat ë udhëheqë vendin e tij, prandaj nuk ka forcë materiale në këtë botë, fuqi politike, ekonomike, financiare, individ apo shtet, që mos o Zot më josh a më detyronm dot mua të përkulem për të përfituar për veten pas shpinës suaj, për të cenuar interest publike dhe private të shqiptarëve. Apo për të përkulur majat e paprekshme të interesave kombëtare të Shqipërisë. Kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do të kem një më të bukur se kjo.
vijon…









