minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
IGJEUM: Priten shtrëngata shiu. Autoritetet pezullojnë lundrimin për mjetet e vogla - Shqiperia.info

Këtë të hënë pritet që kushtet e motit në pjesën më të madhe të vendit të pëkeqësohen duke sjellë stuhi dhe shtrëngata shiu.

Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thonë se në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata.

Ndërkohë të martën  parashikohen reshje të shtuara në të gjithë territorin e vendit. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Për shkak të motit të keq, autritetet kanë bërë thirrje për kujdes, për të shmangur situatat problematike.

Ndërkohë në qytetet bregdetare është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla.

Share.
Exit mobile version