minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Dyshohet se abuzuan me 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara, 2 të arrestuarit dalin sot para Gjykatës së Elbasanit - Shqiperia.info

Dy burrat që u arrestuan tre ditë më parë, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara kanë dalë sot para Gjykatës së Elbasanit.

Dy të arrestuarit 44 dhe 59 vjeç do të njihen sot me masën e sigurisë. Denoncimi në polici për aktin e rëndë është bërë nga nëna e 31-vjeçarit me aftësi të kufizuara.

60-vjeçarja kallëzoi se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, banues në fshatin Mengël, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njoftoi policia. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version