minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Të denoncuara të vjedhura, 10 ikona rikthehen në Kishën e Labovës së Kryqit në Gjirokastër - Shqiperia.info

10 nga 18 ikona të denoncuara të vjedhura në vitin 2008 nga Kisha e Labovës së Kryqit në Gjirokastër, do të kthehen në shtëpi. Porcedurat gjyqësore kanë përfunduar dhe ikonat, të sekuestruara nga Policia e Shtetit në vitin 2022 do të rikthehen.

Ikonat janë ruajtur në ambientet e krijuara nga Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore.

Në nëntor të vitit 2022 Ministria e Kulturës, Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brendshme, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit “Për ruajtjen e përkohshme të objekteve të sekuestruara pjesë e trashëgimisë kulturore”, për të siguruar jo thjesht ambientet e përshtatshme për ruajtjen e tyre, por edhe për një trajtim të specializuar nga punonjësit e fushës./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version