minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ditën e parë u zunë dhe bënë denoncim, të dytën u pajtuan! Si konflikti i dy shokëve çoi në arrestimin e policit në Tiranë - Shqiperia.info

Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e oficerit të krimeve pranë Komisariatit nr. 4, Kastriot Palushi. Përpara disa ditësh, 2 qytetarë janë përplasur verbalisht në zonën e Freskut, ku kanë ofenduar dhe kërcënuar njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre i është drejtuar Komisariatit nr. 4 dhe ka bërë kallëzim për kanosje. Një ditë më pas, dy qytetarët kanë dalë të njohur me njëri-tjetrin dhe janë pajtuar. Në këto kushte kallëzuesi ka kërkuar të tërheqë kallëzimin.

Pasi ka folur me Palushin, ky i fundit i ka thënë se nuk e bën dot tërheqjen e denoncimit, duke i thënë se personin tjetër e ka shpallur tashmë në kërkim.

Efektivi Palushi i ka thënë qytetarit që do e zgjidhë vetë situatën, por pa hequr dorë nga denoncimi. Dy personat kanë dyshuar se oficeri kishte qëllim zhvatjen e parave dhe kanë bërë kallëzim pranë AMP Tiranë.

Hetuesit e AMP-së në Tiranë menjëherë kanë ngritur operacionin me stimulim ku kanë organizuar përmes qytetarëve të përfshirë në konflikt një takim me 38-vjeçarin.

Gjatë bisedës, Palushi u ka kërkuar 50 mijë lekë dhe menjëherë më pas kanë ndërhyrë agjentët e AMP dhe e kanë arrestuar në flagrancë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version