minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Berisha: Opozita nuk ja doli të bëj rotacion me votë - Shqiperia.info

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për vjedhje votash dhe presion në zgjedhje ndaj opozitës.

Në fjalën e tij para Kryeministrisë, Berisha tha se opozita nuk ja doli dot të bëj rotacion përmes votës, teksa shtoi se dalja në shesh është e vetmja mënyrë për t’i kërkuar dorëheqjen Edi Ramës.

Berisha shtoi se në 12 vite të qeverisjes Rama janë larguar më shumë shqiptarë se çdo regjim i egër.

“Të dashur qytetarë, mbështetës të opozitës, parlamentarë të opozitës.  Miqtë e mi, liria është si një lum. Të cilin në asnjë lloj përpjekje nuk mund ta ndalësh. Ne inagurojmë sot para pallatit të krimit shtetëror, ndaj shtetit shqiptar, zëvendësimi i tij me narko shtetin.

Para pallatit të krimit njerëzor para shqiptarëve që me qëndrimet e tij përzuri nga Shqipëria më shumë se çdo pushtues i egër në tërë historinë kombëtare.

Para pallatit që me krim shtetëror i rikthehu qytetarët 100 vite mbrapa. Para pallatit që ka brenda diktatorin, sulltanin dhe sulltaneshën, të cilët me vjedhjet, plaçkitjet e tyre kanë mbjellë skamje në këtë vend si në asnjë vend tjetër të kontinentit. Përpjekjet e opozitës për zgjedhje dhe rrotacion të pushtetit u përballën me tonelatat e eurove të drogës, me ushtrinë terroriste të patronazhistëve. U përballën me të gjithë burimet financiare njerëzore, logjistike të shtetit mafioz, vetëm e vetëm se rotacioni”, tha Berisha./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version