minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Avokati në gjendje të stabilizuar, mjekët do tentojnë nesër nxjerrjen nga intubimi të Sokol Mëngjesit - Shqiperia.info

Gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi, që u dhunua barbarisht ne 29 maj në zonën e ish-bllokut, është e stabilizuar.

Prej pesë ditësh ai gjendet i intubuar në sallën e reanimacionit në kujdes intensiv në spitalin e traumës, por pa patur përkeqësime.

Kjo do të thotë se mëngjesin e të hënës bluzat e bardha do të tentojnë zgjimin e tij.

Avokati u godit pasi la djalin e tij në kopsht nga katër persona.

Dritan nano, që dyshohet si organizator i sulmit dhe një tjetër nga dhunuesit e vetëdorëzuar u lanë një ditë më parë në burg nga gjykata.

Ata përballen me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të avokatit Sokol Mëngjesi.

Në kërkim mbeten Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version