minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Atentati në Berat, arrestohet bashkëpunëtori i autorëve, si i largoi nga vendi i ngjarjes personat që qëlluan drejt Altin Halilit - Shqiperia.info

Është arrestuar ditën e sotme një 48-vjeçar, bashkëpunues me autorët që qëlluan me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Berat, me qëllim vrasjen e drejtuesit të automjetit.

Automjeti ishte në pronësi të 46-vjeçarit Altin Halili, i cili rezultoi të ishte person me precedentë të mëparshëm penalë.

48-vjeçari ka  bashkëpunuar me autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet drejt fshatit Kozare, ku u gjet e djegur edhe makina e tyre.

Njoftimi:

Grupi i Posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbasditen e datës 26.08.2024, në rrugën e fshatit Dushnik, ka vijuar intensivisht veprimet e thelluara hetimore në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Berat, identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin I.T., 48 vjeç, banues në Divjakë.

Nga hetimet e thelluara procedurale rezultoi se 48-vjeçari ka përkrahur autorët e ngjarjes, duke i larguar ata me automjet nga fshati Kozare, ku u gjet i djegur automjeti i tyre.

Grupi i posaçëm hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version