
Një 36-vjeçar nga Librazhdi është arrestuar pasi akuzohet se ka vjedhur në banesën e një çifti të moshuar (vjehrrit dhe vjehrrës).
Policia bën me dije se shtetasi i arrestuar, I. K., i dha çiftit të moshuar një dozë të lartë medikamenti qetësues (valium) dhe më pas vodhi një shumë parash në banesën e tyre.
Dy të moshuarit fillimisht u dërguan në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, ku ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore dhe të dyshuar për intoksikim.
Nga hetimet rezultoi se autori, i afërm familjar i çiftit të moshuar (dhëndri i tyre), dyshohet se u ka administruar atyre një dozë të lartë medikamenti qetësues, të dyshuar si valium, duke shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre. Të dy bashkëshortët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.









