Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka kujtuar 33-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSBE), tashmë OSBE.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, ai ka thënë se roli i Shqipërisë mbetet thelbësor, mes sfidave të reja dhe të vjetra.

“Sot, 33 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (CSBE), tashmë OSBE.

Mes sfidave të vjetra dhe të reja, roli i Shqipërisë mbetet thelbësor dhe përkushtimi ynë i palëkundur”, ka shkruar Hasani./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version