minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës - Shqiperia.info

Reperi  Arkimed Lushaj – Stresi, është vetëdorëzuar sot në stacionin policor të Pejës.

Lajmin për gazetën online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, cili deklaroi se ai u dorëzua mëngjesin e sotëm bashkë me avokatin e tij.

“Po, rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, konfirmoi Rugova për Reporteri.net.

Stresi akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” pas një sherri që ndodhi me Medi Isenin në një klub nate në Pejë.

Policia e Kosovës kishte shpallur në kërkim Stresin në lishje me këtë rast.

Ai kërkohej nga policia për ‘ndihmën’ nё kryerjen e veprës penale “Lёndim i rёndё trupor”.

Bashkë me të në kërkim ishin shpallur edhe reperi tjetër shqiptar Noizy dhe DJ i tij, Crax, të cilët ishin arrestuar më pas. /Reporteri.net/.

Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version