Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor.

“Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re.

Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vet Dhurata Dora, Tonic & Denk dhe Reynmen, teksa vlen të theksohet se ende pa u publikuar, një pjesë e saj ishte bërë virale në TikTok.

“Sheqer” nga Dhurata Dora veç ka nisur të jetë hiti i kësaj vere, kjo dukshëm vërehet në shikueshmërinë që ka arritur kënga ende pa u bërë 24 orë nga lansimi.

The post Dhurata Dora me video-klip sjell këngën “Sheqer” first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version