Brody Jenner u martua me partneren e tij, Tia Blanco gjatë fundjavës, i rrethuar nga miqtë dhe të afërmit, por dy persona munguan dukshëm në ditën e lumtur motrat e tij më të vogla, Kendall dhe Kylie Jenner.

Brody dhe Blanco kurorëzuan dashurinë të shtunën (12 korrik), përpara rreth 70 të ftuarve shtëpinë e nënës së tij, në Malibu të Kalifornisë, dy vite pas fejesës së tyre, sipas Page Six. Ish-ylli i “The Hills” dhe sërfistja profesioniste kanë gjithashtu një vajzë 1-vjeçare me emrin Honey. Blanco dukej mahnitëse me një fustan të bardhë, me supe të zbuluara, mëngë të gjata transparente dhe zbukurime me lule, ndërsa Brody ishte elegant me një smoking të errët dhe kravatë të njëjtë.

Edhe pse Kendall dhe Kylie zgjodhën të mos merrnin pjesë në ceremoni, kjo nuk ndodhi sepse donin të injoronin vëllain e tyre nga babai, i cili është djali i Linda Thompson dhe Caitlyn Jenner. Një burim i tha TMZ të hënën (14 korrik) se, megjithëse të dyja motrat ishin të ftuara në dasmë, ato vendosën të mos marrin pjesë sepse nuk donin të tërhiqnin vëmendjen nga çifti në qendër të festës.

Në vend të kësaj, Kylie postoi një video të ëmbël me vajzën e saj të vogël dhe “shoqen më të mirë të lindur bashkë me të”, Stormi, 7 vjeçe, gjatë fundjavës, ku ato shiheshin duke u argëtuar me pelerina dhe syze dielli të njëjta, ndërsa vallëzonin në një jaht./Bordo.al

Pse Kendall dhe Kylie Jenner munguan në dasmën e vëllait të tyre? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version