Moderatori Meriton Mjekiqi është në kërkim policor. Përveç tij, policia po e kërkon edhe vëllain e tij.

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se Mjekiqi bashkë me vëllanë po dyshohen për “lëndim të rëndë trupor”. Ata dyshohet se kanë sulmuar një 26 vjeçar.

Policia nuk ka arritur që t’i gjejë të dyshuarit në shtëpinë e tyre në Obiliq.

Siç merr vesh Reporteri.net, dyshimet e policisë janë se Mjekiqi dhe vëllai i tij ndodhen në Prishtinë, mirëpo nuk kanë arritur të lokalizohen ende. /Reporteri.net/

 

Polica në kërkim të Meriton Mjekiqit dhe vëllait të tij, dyshohen për “lëndim të rëndë trupor” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version