minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Jackie Chan rrëfen rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe punën me Bruce Lee - Shqiperia.info

Ylli i kinemasë Jackie Chan u nderua me çmimin Pardo për karrierën në festivalin e filmit në Locarno, ku rrëfeu për punën e palodhur dhe sakrificat që qëndrojnë pas suksesit të tij të jashtëzakonshëm.

Në një takim me drejtorin e festivalit Giona Nazzaro, Chan kujtoi fillimet e vështira në Akademinë Kineze të Arteve Performuese në Hong Kong, ku si fëmijë u përball me disiplinë të hekurt dhe trajnime intensive.

“Zgjim në 5:30, ndëshkime fizike nëse gabonit, dhe ushtrime të lodhshme arti marcial. Në mëngjes më thyerja i kockat, por në pasdite stërvitesha. Kjo durim më ka ndihmuar shumë në kinematografi”, tha ai.

Chan rrëfeu se në moshën 17-vjeçare filloi karrierën si dublant dhe se puna me Bruce Lee ishte një përvojë e veçantë.

“Bruce Lee më goditi dhe më hodhi katër herë kundër një dritareje, pastaj më puthi shpatullën dhe pyeti ‘Je mirë?’ Vdekja e tij ishte një goditje e madhe, por unë nuk desha të isha kopje e tij. Kam punuar shumë për të krijuar stilin tim”, tha Chan.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e koreografisë dhe rrëfeu mënyrën e tij të veçantë të punës.

“Në SHBA skenat e aksionit janë thjesht ‘pum pam’ dhe mbaroi, por unë i koreografoj si valle, me ritëm muzikor. Kjo kërkon muaj stërvitje”, u shpreh ai.

Jackie Chan tregoi edhe rrugën e tij drejt regjisurës.

“Gjatë pushimeve si dublant, ndihmoja teknikët e dritave dhe operatorët për të mësuar të gjitha aspektet e xhirimeve. Për të pasur kontroll mbi setin duhet të dish gjithçka”, tha ai.

Ai foli edhe për talentin e tij në këndim dhe humorin që e karakterizon.

“Më kanë krahasuar me Chaplin dhe Keaton për balancimin e aksionit dhe komedisë, por unë do të doja të më shikonin si Robert De Niron aziatik”, tha me humor.

Një moment kyç në karrierën e tij mbetet suksesi i filmit Rush Hour, për të cilin Chan falënderon regjisorin Brett Ratner.

“Isha përgjegjës për idetë, koreografinë dhe regjinë e skenave të aksionit. Ishte si një urë mes Kinës dhe SHBA-ve. Kur takova Spielbergun, ai më kërkoi një autograf për djalin e tij,” përfundoi Chan.

Ky rrëfim i Jackie Chan tregon përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe pasionin që qëndron pas një prej yjeve më të mëdhenj të filmit dhe artit marcial në botë.

Jackie Chan rrëfen rrugëtimin e tij drejt suksesit dhe punën me Bruce Lee / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version