minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Naser Berisha flet për sëmundjen që ndryshoi jetën, prezanton bashkëshorten - Shqiperia.info

Këngëtari Naser Berisha ka rrëfyer për betejën me alopecinë, sëmundja që e bëri të tërhiqet për një kohë nga muzika.

Ai tha se ka qenë një betejë e dyfishtë për shkak se edhe për kah ana fizike ndryshoi shumë pasi humbi flokët.

“Ka qenë betejë e dyfishtë, përveç faktit që nga ana fizike ndryshova shumë, ajo më bëri që të tërhiqem edhe nga muzika. Në vitin 2007 e pata këtë sëmundje, pastaj u tërhoqa, sepse të njëjtën sëmundje e kisha edhe në moshën 17 vjeçare, por atëherë zgjati vetëm gjashtë muaj dhe përsëri mu kthyen flokët. Kur je i ri sistemi imun e përballon dhe e tejkalon. Shpresa ishte që do të ndodhte njëjtë edhe në moshën 37 vjeçare por nuk u kthye. Isha i thyer shpirtërisht, nuk kisha vullnet as të bëja muzikë, por me kalimin e kohës e pranon sëmundjen dhe fillon të shkruar sërish e të bësh muzikë sërish”, tha ai në S’e luan Topi.

Ai ka rrëfyer për familjen e tij duke e prezantuar edhe bashkëshorten me të cilën ka katër fëmijë. /Reporteri.net/

Naser Berisha flet për sëmundjen që ndryshoi jetën, prezanton bashkëshorten / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version