Skena muzikore shqiptare është në flakë. Pas pritjes së gjatë, Era Istrefi dhe Ledri Vula kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellë një super bashkëpunim që po trondit rrjetin “T’lo”.

Kënga u publikua sot dhe vetëm minutat e para pas lansimit mjaftuan që ajo të shpërthejë në rrjetet sociale.

Klipi është një shpërthim ngjyrash, stilesh dhe energjie që vetëm Era dhe Ledri mund ta sjellin.

“T’lo” vjen me ritme verore dhe një refren që s’të hiqet mendja, një kombinim perfekt për të dominuar çdo “playlist” gjatë muajve të nxehtë.

Era e Ledri ‘lëshojnë bombën’, publikohet super hiti i verës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version