minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Blerina Rugova-Kllokoqi reagon pas vdekjes së dizajnerit të njohur kosovar - Shqiperia.info

Gjatë ditës së premte në Rrugën B, është gjetur i vdekur dizjaneri i njohur, Festim Isufi.

Për vdekjen tragjike të tij ka reaguar edhe dizjanerja Blerina Rugova-Kllokoqi.

“Një shpirt i ndjeshëm, një dizajner i talentuar dhe një njeri i mirë na la. Pusho në paqe, Festim”, thuhet në postimin e saj në Facebook .

Dizajneri kosovar u gjet i therur për vdekje në banesën e tij në Prishtinë. Paraprakisht, ai dyshohet se sulmoi me thikë gruan e tij e cila mbeti e plagosur.

Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor.”, tha ajo.

Blerina Rugova-Kllokoqi reagon pas vdekjes së dizajnerit të njohur kosovar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version