Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Çunmulaj, ndodhet prej disa ditësh në Kosovë, ku edhe është angazhuar me disa aktivitete.

Në kuadër të qëndrimit të saj, ajo ka vizituar edhe Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz – vendin simbol të qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës.

Emina ka ndarë disa fotografi nga vizita, shoqëruar me një mesazh të ndjerë që shpreh respektin e saj të thellë për historinë dhe sakrificën e familjes Jashari.

“Sa herë që kaloj nëpër Prekaz, nuk mund të shkoj pa u ndalur më parë te Kompleksi Memorial i Jasharajve. Çdo vizitë mbart një peshë të thellë, duke më kujtuar sakrificën e bërë nga familja Jashari për lirinë dhe dinjitetin e popullit shqiptar”, u shpreh ajo.

Tutje vazhdoi: “Duke ecur nëpër hapësirat e memorialit, ndiej njëherësh dhimbjen e thellë të humbjes dhe forcën e palëkundur të qëndresës që jeton ende këtu”.

Emina Çunmulaj viziton varrezat e Jasharajve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version