Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një postim pas përmbylljes së “Sunny Hill Festival”, që organizohet nga ajo dhe familja e saj.

Ajo e ka cilësuar edicionin e sivjetmë si të paharrueshëm, teksa ka bashkangjitur fotografi me familjen e saj dhe artistët që performuan në natën e tretë të festivalit, shkruan Reporteri.net.

“Ishte një mënyrë magjike për të mbyllur këtë edicion të Festivalit @sunnyhillfestival! Jam e mbushur me falënderime dhe dashuri për familjen time të jashtëzakonshme dhe ekipet e jashtëzakonshme që vunë zemrën dhe shpirtin për ta bërë realitet këtë natë të paharrueshme. Për të gjithë artistët e mrekullueshëm, ekipet e tyre dhe miqtë tanë të dashur, faleminderit që erdhët, ndatë energjinë tuaj dhe e ndritët çdo moment me ne. E bëtë Prishtinën të shkëlqejë edhe më shumë.

Dhe për fansat tanë të bukur WOW WOW WOW Ju sollët dashurinë, gëzimin, dhe shpirtin. Kërcyet, kënduat, festuat me ne dhe e bëtë këtë edicion të festivalit të paharrueshëm. Nga zemra, ju falenderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër… ”, ka shkruar Dua./Reporteri.net

“Edicion i paharrueshëm”, Dua Lipa del me postim pas përfundimit të Sunny Hill / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version