minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Pas skandalit në koncertin e Coldplay, Sunny Hill Festival paralajmëron “Kiss Cam”: Kujdes kë merrni me vete - Shqiperia.info

Një moment i sikletshëm në koncertin e Coldplay që u kthye në një nga videot më virale të javës, duket se ka frymëzuar edhe festivalin më të madh muzikor në Kosovë, Sunny Hill Festival.

Organizatorët kanë njoftuar se në edicionin e sivjetmë të festivalit do të jetë pjesë edhe elementi i njohur ndërkombëtar – “Kiss Cam”.

E gjitha nisi me një incident që ndodhi në koncertin e Coldplay në Boston, ku kamera e drejtuar te publiku fokusoi Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike “Astronomer”, teksa ndodhej në një moment të afërt me Kristin Cabot, shefen e burimeve njerëzore të së njëjtës kompani.

Videoja u shfaq në ekranin gjigant të koncertit dhe u transmetua live për mijëra të pranishëm – e më pas shpërtheu në rrjetet sociale.

Çështja mori përmasa edhe më të mëdha kur u zbulua se Byron është i martuar dhe baba i disa fëmijëve, të cilët ndodheshin në shtëpi në atë kohë. Komenti me humor i vokalistit të Coldplay, Chris Martin, e bëri momentin edhe më të ndjeshëm: “Shikoni këta të dy… Oh, ose kanë një aferë, ose janë thjesht shumë të turpshëm”, tha ai nga skena.

Në kulmin e këtij debati, Sunny Hill Festival publikoi një postim në Instagram, duke paralajmëruar se Kiss Cam do të jetë pjesë e festivalit që mbahet nga 1 deri më 3 gusht 2025 në Prishtinë.

Me mbishkrimin provokues: “KUJDES!!! Kiss Cam po vjen në Sunny Hill këtë vit”, dhe përshkrimin e lezetshëm në foto: “Kujtesë miqësore: zgjidhni +1 tuaj me mençuri”, organizatorët duket se po e marrin me humor trendin e krijuar dhe po e kthejnë në një element festiv.

“Kiss Cam” është i njohur për krijimin e momenteve të papritura e shpesh gazmore në ngjarje sportive dhe koncerte në gjithë botën, por pas këtij incidenti, është bërë edhe më i komentuar.

Pas skandalit në koncertin e Coldplay, Sunny Hill Festival paralajmëron “Kiss Cam”: Kujdes kë merrni me vete / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version