minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Duart tuaja janë të përgjakura”, shfaqet pankartë gjatë performancës së përfaqësuesit serb në Eurovision - Shqiperia.info

Përfaqësuesi i Serbisë në Festivalin e Këngës në Eurovision, performoi i parafundit në natën e dytë gjysmëfinale. Ai garoi me baladën Mila, por nuk arriti të shkonte në finale.

Pas performancës së Princit, emri i vërtetë i të cilit është Stefan Zdravkoviq, kamera fokusoi fansat e tij në audiencë dhe aty u pa edhe një pankartë  interesante.

“Duart tuaja janë të përgjakura”,  shkruhet në pankartën që i referohet protestave studentore në Serbi. Pranë mbishkrimit, pankarta paraqiste një gjurmë e gishtërinjve e përgjakur, e cila është simbol i protestave studentore në Serbi, të cilat kanë vazhduar prej gjashtë muajsh.

Kush arriti në finale mbrëmë ?

Në gjysmëfinalen e dytë garuan 16 vende, nga të cilat 10 kaluan në finale. Serbia dhe Mali i Zi nuk arritën në finale. Finalistët e gjysmëfinales së dytë janë:

Lituania
Izrael
Armenia
Danimarka
Austria
Luksemburgu
Finlanda
Letonia
Malta
Greqia

“Duart tuaja janë të përgjakura”, shfaqet pankartë gjatë performancës së përfaqësuesit serb në Eurovision / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version