minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Pas 12 vitesh, Bebe Rexha viziton vendlindjen e saj, Dibrën - Shqiperia.info

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha pas përfundimit të ‘Sunny Hill’ në Kosovë, ka shkuar për vizitë në vendlindjen e saj, Dibrën, pas 12 vitesh.

Përmes një postimi në ‘Instagram’ ka treguar se ka vizituar familjen dhe varrin e gjyshit të saj.

Madje Bebe ka ndarë edhe pamje nga qëndrimi i saj në fshat. Aty shihet familja e saj, e cila e përcjell me muzikë e tupana.

“Pas 12 vitesh u ktheva në vendlindjen e babait tim në Dibër të Maqedonisë. Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita e varrit të gjyshit tim ishte veçanërisht domethënëse, pasi nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij në kohë gjatë turneut. Familja do të thotë gjithçka për mua dhe kjo vizitë më kujtoi rëndësinë e lidhjeve tona”, shkruan Bebe.

Pas 12 vitesh, Bebe Rexha viziton vendlindjen e saj, Dibrën / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version