minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Dua Lipa rikrijon fotografinë simpatike me motrën e saj - Shqiperia.info

Dua Lipa është duke festuar ditët e fundit si 29-vjeçare.

Ajo po qëndron në një ishull bashkë me familjen, të fejuarin dhe miqtë e saj më të afërt. Duke vlerësuar prezencën e secilit, Dua ka ndarë kohën për të rikrijuar një fotografi të vjetër me motrën e saj, Rinën.

Së pari, Dua shpërndau fotografinë nga fëmijëria, ku shihet shpinë për shpinë me Rinën.

Në të njëjtën pozë, ato kanë rikrijuar fotografinë, me Duan që e shpërndau menjëherë versionin e ri të saj.

Artistja shqiptare me famë botërore jo rrallë herë ka treguar se sa e çmon lidhjen me motrën.

Kujtojmë se në një intervistë për Vogue, Dua kishte deklaruar se pikërisht Rina e kishte ndihmuar Callum-in të zgjedhë unazën e fejesës.

Dua Lipa rikrijon fotografinë simpatike me motrën e saj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version