minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Të kujtoj si njeri të mirë” – bashkëshortja e dizajnerit kosovar flet pas ngjarjes tragjike - Shqiperia.info

Një ngjarje tragjike ka tronditur Prishtinën më 9 maj, ku dizajneri i njohur Festim Isufi dyshohet se u vetëvra në banesën e tij në “Rrugën B”, në Prishtinë.

Tragjedia ka prekur thellë jo vetëm familjen dhe miqtë e afërt, por edhe të gjithë ata që e njihnin dhe e vlerësonin kontributin e tij në fushën e dizajnit dhe modës në Kosovë.

Në një reagim prekës në Instagram, Rina, bashkëshortja e ndjerë e Festimit, ka publikuar një fotografi me të në InstaStory, duke i dhënë lamtumirën me fjalë të dhimbshme:

“Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe”.

Varrimi i Festim Isufit do të bëhet sot, më 10 maj 2025, në varrezat e Gjilanit, menjëherë pas namazit të ikindisë.

“Të kujtoj si njeri të mirë” – bashkëshortja e dizajnerit kosovar flet pas ngjarjes tragjike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version