Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar s me dekret presidencial, ia ka dhënë shtetësinë e Kosovës, yllit Dua Lipa.
“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!
E para e vendit tha se Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë. Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!”, ka shkruar Osmani.
Dua Lipa e merr shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial, Osmani: Mirë se erdhe në shtëpi / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.