Kur shkenca vendos në fokus diçka që njerëzit e gjykojnë si të dëmshme, vëmendja është e madhe.
Këtë herë në bankën e të akuzuarve janë as më pak e as më shumë, por patatet e skuqura.
Tre porcione në javë, sipas shkencës, do të rrisnin me 20% rrezikun për të zhvilluar diabet të tipit 2.
Studimi i sapo publikuar në revistën prestigjioze British Medical Journal dhe i kryer në SHBA mes viteve 1984 dhe 2021 me mbi 205 mijë persona pa diabet, sëmundje kardiovaskulare apo kancer, analizoi pyetësorët e ushqyerjes që pjesëmarrësit plotësonin çdo 4 vjet. Pas gati 40 vitesh ndjekjeje, rastet me diabet të tipit 2 arritën në 22.299.
Duke marrë parasysh stilin e jetesës dhe zakonet e përgjithshme ushqimore, studiuesit vunë në dukje se për çdo tre porcione javore me patate të ziera, të pjekura ose pure, rreziku i diabetit të tipit 2 rritej vetëm me 5%, një lidhje që nuk konsiderohet veçanërisht e rëndësishme. Por kur bëhej fjalë për tre porcione patatesh të skuqura, rreziku ngjitej deri në 20%.
3 porcione me patate të skuqura në javë rrisin me 20% mundësinë për t’u prekur nga diabeti / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.