minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Hiv vazhdon përhapjen, 1.3 mln raste të reja në 2024 - Shqiperia.info

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) ka tërhequr vëmendjen se HIV/AIDS mbetet ende një sfidë madhore për shëndetin publik në nivel global.

Të dhënat më të fundit tregojnë se transmetimi i virusit vijon në mbarë botën, me 1.3 milionë raste të reja të regjistruara në vitin 2024, ndërsa rreth 630 mijë persona humbën jetën nga shkaqe të lidhura me HIV-in.

Që nga fillimi i epidemisë, vlerësohet se 44.1 milionë persona në mbarë botën kanë humbur jetën si pasojë e HIV/AIDS-it. Aktualisht, rreth 40.8 milionë njerëz jetojnë me HIV, 65% e të cilëve ndodhen në Rajonin Afrikan të OBSh-së.

Sipas raportit, 87% e personave që jetojnë me HIV janë të vetëdijshëm për statusin e tyre, ndërsa 77% prej tyre po marrin terapi antiretrovirale.

Ekspertët theksojnë se ende nuk ka një kurë për HIV-in, por falë masave efektive të parandalimit, diagnostikimit, trajtimit dhe kujdesit, kjo sëmundje është shndërruar në një gjendje kronike të menaxhueshme. Kjo u mundëson individëve që jetojnë me HIV të kenë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.

Objektivi i ekspertëve dhe komunitetit ndërkombëtar mbetet dhënia fund e epidemisë së HIV-it deri në vitin 2030.

Hiv vazhdon përhapjen, 1.3 mln raste të reja në 2024 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version