Close Menu
    What's Hot
    Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

    Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

    10/10/2025
    Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

    Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

    10/10/2025
    Parashikimi për motin gjatë fundjavës, do të ketë erë dhe vranësira

    Parashikimi për motin gjatë fundjavës, do të ketë erë dhe vranësira

    10/10/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtari Kalaja: Aty mu mbush mendja

      “Më kishte ardhur në majë të hundës me gjyqet”, zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së gjyqtari Kalaja: Aty mu mbush mendja

      07/10/2025
      Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia zbardh dinamikën e krimit: Si u fut arma në sallën e e Gjykatës së Apelit Tiranë

      Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia zbardh dinamikën e krimit: Si u fut arma në sallën e e Gjykatës së Apelit Tiranë

      07/10/2025
      Zgjerohet rrethi i të arrestuarve për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në pranga edhe xhaxhai i autorit

      Zgjerohet rrethi i të arrestuarve për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në pranga edhe xhaxhai i autorit

      07/10/2025
      Vrasja e gjyqtarit! Astrit Kalaja u mundua të mbrohet, zbardhet dëshmia e sekretares: Ma drejtoi armën edhe mua

      Vrasja e gjyqtarit! Astrit Kalaja u mundua të mbrohet, zbardhet dëshmia e sekretares: Ma drejtoi armën edhe mua

      07/10/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

      Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

      10/10/2025
      Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

      Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

      10/10/2025
      Parashikimi për motin gjatë fundjavës, do të ketë erë dhe vranësira

      Parashikimi për motin gjatë fundjavës, do të ketë erë dhe vranësira

      10/10/2025

      Prokuroria: Janë dorëzuar padi ndaj dy personave, që janë të dyshuar për ngjarjen në Kumanovë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Çfarë thonë sot yjet? Zbuloni shenjën që merr një vendim të madh dhe atë që rrezikon një rikthim të papritur në dashuri

      Çfarë thonë sot yjet? Zbuloni shenjën që merr një vendim të madh dhe atë që rrezikon një rikthim të papritur në dashuri

      07/10/2025
      Pse arrat duhen futur në ujë para se të konsumohen

      Pse arrat duhen futur në ujë para se të konsumohen

      06/10/2025
      Çfarë thonë sot yjet? Zbuloni shenjën që merr një vendim të madh dhe atë që rrezikon një rikthim të papritur në dashuri

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Opinion»Mbyllja e TikToku-ut si opium për popullin
    Opinion

    Mbyllja e TikToku-ut si opium për popullin

    07/01/20259 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Mbyllja e TikToku-ut si opium për popullin
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Mbyllja e TikToku-ut si opium për popullin

    Vendimi për të ndaluar “TikTok”-un në Shqipëri është një shfaqje e ludite e ngutshme dhe e cekët, që shmang përballjen me përgjegjësitë reale dhe problemet e thella shoqërore, të cilat kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të mirëfillta. Në vend që të përballet me përgjegjësi e kurajë me problemet reale që shqetësojnë shoqërinë shqiptare, qeveria zgjedh një zgjidhje të thjeshtëzuar dhe simbolike, duke e bërë “TikTok”-un “kokë turku” për të gjitha shqetësimet shoqërore. Kjo sjellje, që përngjan me logjikën e doktor Adhamudhit të Çajupit – “Të dhemb njëri sy? Kërreje të të shpëtojë tjatri!” – përfaqëson një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë reale që kanë institucionet dhe prindërit neglizhentë për edukimin e brezave të rinj. Kjo qasje është e padrejtë qoftë në formë e qoftë në përmbajtje. Madje, mund të thuhet se është edhe e dëmshme, pasi shmang debatet e thella dhe të nevojshme për ndërtimin e një kulture teknologjike të përgjegjshme dhe përballimin e sfidave reale të epokës digjitale.

    Por ajo që është më ironike dhe e hidhur me këtë vendim, është fakti se rasti i dhimbshëm i adoleshentit të vrarë nuk ishte pasojë e komunikimeve në “TikTok”, por në “Snapchat”. Megjithatë, me “Snapchat”-in nuk na e mban, sepse është kompani amerikane dhe, helbete, nuk bëhet shaka me “miellin e gjermanit”. Në rastin e “TikTok”-ut, që është kinez, është shumë më e lehtë. Duhet thënë se edhe pak surprizues që qeveria po merret me “TikTok”-un e nuk ndaloi “Telegram”-in, që në fund të fundit ishte rus dhe u përdor si mjeti kryesor i shpërndarjes së të dhënave konfidenciale apo sekreteve shtetërore që u hakeruan nga iranianët.

    Vrasja që ndodhi te dera e shkollës “Fan Noli” dhe fenomeni i dhunës në shkollat tona në përgjithësi janë pasqyrime të një dështimi të thellë të sistemit arsimor në Shqipëri, që nuk ka arritur as të kultivojë karakter të përgjegjshëm, vlera morale dhe shoqërore e as të frymëzojë dashuri për dijen, shkencën, sportin dhe artin. Këto fenomene nuk janë pasojë e teknologjisë apo aplikacioneve, por simptomë e një sistemi që ka dështuar të përgatisë të rinjtë siç duhet për të qenë qytetarë dinjitozë të aftë për t’u përballur me sfidat e shoqërisë moderne. Shkollat tona, të cilat duhet të jenë vende edukimi dhe ndërtimi të karakterit, shpesh shndërrohen në hapësira ku mbizotërojnë indiferenca dhe tolerohet mediokriteti. Në vend që të nxisin mendimin kritik dhe kuriozitetin shkencor, shkollat kanë lënë një boshllëk të rrezikshëm, i cili është mbushur me modele toksike dhe sjellje destruktive. Dhuna, pra, nuk është një rast i izoluar, por një tregues i qartë i dështimit kolektiv për të ndërtuar një sistem arsimor që mbështetet mbi vlera, edukatë dhe zhvillim intelektual.

    Përveç kësaj, vendimi kinse moralizues e edukativ për të ndaluar “TikTok”-un është një përpjekje për të eksternalizuar përgjegjësinë nga prindërit, të cilët e kanë vështirë ta pranojnë se kanë dështuar në edukimin e fëmijëve të tyre, duke ia lënë me lehtësi në dorë telefonat, sepse përtojnë të merren seriozisht me ata. Ndërkohë që fokusi përqendrohet te ndalimi i “TikTok”-ut, për të cilin mungojnë studime serioze që të demonstrojnë dëmin e tij, është shumë më e domosdoshme të nisë një fushatë kombëtare për ndërgjegjësimin e prindërve të rinj që të ndalojnë dhënien e telefonave të mençur fëmijëve të tyre. Studime të shumta shkencore tashmë kanë treguar se përdorimi i pajisjeve elektronike nga fëmijët mund të shkaktojë një sërë problemesh shqetësuese, si dëmtime në shikim për shkak të ekspozimit të gjatë ndaj ekranit, çrregullime të gjumit për shkak të ndërprerjes së cikleve natyrore të melatoninës, si dhe ankth dhe varësi nga pajisjet teknologjike.

    Për më tepër, përdorimi i tepruar i telefonave nga fëmijët është i lidhur me probleme në neurozhvillim, përfshirë vështirësitë në përqendrim, vonesat në zhvillimin e gjuhës dhe problemet sociale që burojnë nga mungesa e ndërveprimeve të drejtpërdrejta me moshatarët. Por, ngaqë nuk guxon kush të thotë të vërtetën për përgjegjësinë e prindërve neglizhentë në këtë situatë, është më e lehtë të gjejnë “TikTok”-un si kokë turku. Në vend që të adresojnë problemin thelbësor të prindërimit të papërgjegjshëm, disa zgjedhin të godasin një platformë të vetme si fajtorin kryesor, një qasje që përkthehet në filozofinë e njohur: “Ngaqë nuk i bien dot gomarit, i bien samarit”. Në të vërtetë, është më produktive të përqendrohemi në ndërtimin e një kulture përgjegjësie dhe kujdesi ndaj fëmijëve, duke i drejtuar ata drejt një përdorimi të ekuilibruar dhe të shëndetshëm të teknologjisë. Vendimi për ndalim të “TikTok”- ut shpalos edhe një veçori tipike shqiptare: zellin për “t’u bërë më katolik se Papa”, duke ndaluar plotësisht diçka që SHBA dhe vendet e tjera perëndimore thjesht e kufizojnë.

    Këto vende kanë implementuar disa nivele kufizimesh për aplikacionin, kryesisht për arsye privatësie dhe shqetësime mbi sigurinë kibernetike të lidhura me “ByteDance”, e cila ka lidhje me qeverinë kineze. Institucione të ndryshme, si Komisioni Europian dhe NATO, e kanë ndaluar përdorimin e “TikTok”-ut në pajisjet e tyre zyrtare, ashtu si dhe qeveritë qendrore të shumë vendeve në mbarë botën. Megjithatë, Shqipëria, ndryshe nga këto vende që flasin për dyshime dhe kufizime, për “TikTok”-un flet për ndalim të plotë. Kjo të krijon një ndjesi deja vuje të hidhur të revolucionit kulturor të udhëheqësit Mao Ce Dun, të cilin Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, nga zelli i tepruar, e shtyu edhe më tutje, duke ndaluar me ligj praktikimin e fesë dhe mbyllur me dhunë kishat dhe xhamitë, sepse ato konsideroheshin “opium për popullin”. Në këtë rast, nuk quhet më “opium për popullin”, por “rrugaçi i lagjes” dhe promovohet më lehtësia më e madhe mbyllja, pa e vrarë mendjen për shkeljen që i bëhet lirisë themelore të fjalës dhe shprehjes.

    Ky veprim moralist i shtetit, që sillet si prind ndaj qytetarëve duke u imponuar atyre se çfarë është mirë dhe çfarë është keq, dhe duke damkosur “TikTok”-un me barrën e agjitacion-propagandës apo nenin famëkeq 55, vë në pikëpyetje rolin që duhet të ketë një shtet në demokracinë liberale. Për ta kuptuar sa i rëndë është ky akt, mjafton të shohim se cilat qeveritë “simotra”, të cilave shtete e kanë ndaluar plotësisht “TikTok”- un. Bëhet fjalë për vende si Afganistani, Indonezia, Bangladeshi, Somalia dhe Irani, që e kanë ndaluar këtë “rrugaç”, sepse deformon moralin e rinisë dhe nuk përshtatet me parimet e sheriatit. Këtu duhet shtuar se tingëllon shumë paradoksale që akuza për “kriminalizimin” e “TikTok”-ut vjen nga një qeveri, që dikur kishte mbushur parlamentin dhe pushtetin me individë të implikuar në aktivitete kriminale, të ekspozuar nga ligji i dekriminalizimit. Njëkohësisht, kjo qeveri ka emëruar në poste kyçe qeveritare funksionarë të shumtë, të cilët SPAK dhe komunikimet nga platformat “Sky ECC” dhe “EncroChat” po i zbulojnë si pjesë të rrjeteve mafioze.

    Le të kthehemi pak te forma dhe metoda “all doktor Adhamudhi” e moratoriumit, për të parë efektshmërinë. Ashtu siç SHBA dështoi me prohibicionizmin e alkoolit, edhe vendi ynë nuk ka mundur të mbrojë pyjet me moratoriumin e prerjeve dhe aq më pak të ndërpresë bixhozin me heqjen e bastoreve, të cilat u transferuan “online”. Nëse ndalohet “TikTok”-u, qytetarët ose do të përdorin VPN, ose do ta transferojnë përmbajtjen te platforma të tjera të ngjashme si Lemon, Zigazoo dhe Clapper. Por, përtej talljes me nxjerrjen në bodec apo fletërrufenë e qeverisë ndaj “TikTok”-ut, le ta shqyrtojmë njëherë rrezikun që i vjen lirisë së fjalës dhe medias. Aq më tepër kur Shqipëria po përjeton tashmë një përkeqësim të lirisë së fjalës dhe mediave konvencionale, siç tregon raporti i përvitshëm i “Reporterëve pa Kufij”, ku Shqipëria në vitin 2024 ka rënë tri shkallë, nga vendi i 96- të në vendin e 99-të, mes 180 shteteve të marra në konsideratë. Mbyllja e “TikTok”-ut përbën një precedent të rrezikshëm, që jo vetëm ndikon në lirinë e medias së re, por mund të përdoret në të ardhmen si model për të kufizuar platforma të tjera, duke cenuar të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur lirshëm dhe për t’u organizuar në aksion kolektiv. Platforma si “TikTok”-u janë përdorur më parë nga shoqëria civile dhe opozita për të denoncuar korrupsionin dhe abuzimet në regjime autoritare, siç u pa te protestat e mëdha në Iran, Myanmar dhe Hong Kong, duke dëshmuar rolin kritik të saj në amplifikimin e zërave të lirë që kundërshtojnë shtypjen. Duhet theksuar se ndalimi i “TikTok”-ut jo vetëm që kufizon lirinë e shprehjes dhe krijimtarisë, duke vendosur kështu një precedent të rrezikshëm për censurën digjitale, por gjithashtu sjell dëme ekonomike.

    Platforma luan një rol të rëndësishëm ekonomik, duke ndihmuar të rinjtë e talentuar në industrinë kreative që të sigurojnë të ardhura falë imagjinatës dhe fantazisë së tyre. Po ashtu, “TikTok”-u kontribuon në ekonominë lokale duke u mundësuar bizneseve të vogla të rrisin të ardhurat e tyre dhe të arrijnë audienca më të gjera përmes marketingut kreativ. Duhet vënë në dukje gjithashtu se “TikTok”-u është një mjet i fuqishëm për promovimin e kulturës shqiptare dhe tërheqjen e turistëve ndërkombëtarë. Një shembull i kësaj është efekti pozitiv që pati dy vite më parë në promovimin e rivierës shqiptare, e cila u quajt “Maldivet e Europës” pas viralizimit të një videoje të famshme në “TikTok”. Për më tepër, platforma është kthyer në një lidhje të fuqishme me diasporën shqiptare, pasi shqiptarët në “TikTok” shpesh ndajnë gatime, veshje, këngë dhe valle tradicionale. Kjo ndihmon në mbajtjen gjallë të trashëgimisë kulturore dhe krijon një ndjenjë lidhje për diasporën me rrënjët e saj etnike. Përveç përmbajtjes argëtuese, “TikTok”-u ofron një gamë të gjerë videosh edukative dhe informative, që kontribuojnë në zhvillimin personal dhe profesional të të rinjve. Së fundmi, duhet theksuar se “TikTok”- është sot rrjeti social më avangardë në botë, duke udhëhequr me inovacion mes qindra rrjeteve sociale. Madje, ai është shndërruar në një trend-setter që po imitohet nga platforma më tradicionale si “Instagram” dhe “YouTube”.

    Prandaj ky ndalim gjithashtu minon përpjekjet e Shqipërisë për të qëndruar konkurruese në botën digjitale globale, duke penguar inovacionin dhe adoptimin e teknologjive moderne. Në këtë aspekt përpjekja për të ndaluar “TikTok”-un përngjan me luditizmin e fillimit të shekullit XIX, kur punëtorët britanikë, të udhëhequr nga Ned Ludd, shkatërronin tezgjahët mekanikë, duke i fajësuar për humbjen e vendeve të punës dhe përkeqësimin e kushteve ekonomike. Në vend që të përballeshin me ndryshimet strukturore të revolucionit industrial, ludistët fajësuan teknologjinë. Ngjashëm, ndalimi i “TikTok”-ut sot është një reagim sipërfaqësor ndaj një teknologjie specifike, duke shpërfillur faktorët themelorë si dështimi i sistemit arsimor, neglizhenca prindërore dhe mungesa e edukimit për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë. Në vend që të fajësohet një aplikacion, zgjidhja kërkon përpjekje për të adresuar sfidat sociale dhe institucionale që lejojnë këto probleme të shfaqen. Ndërhyrjet e tilla populiste janë po aq të paefektshme sa shkatërrimi i makinave nga ludistët, duke i zhvendosur përkohësisht shqetësimet, por pa i zgjidhur ato në rrënjë.

    Mbyllja e TikToku-ut si opium për popullin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Lexo edhe:

    1. Në vend që të nxisin rritjen, për 25 vitet e fundit, politikanët e Kosovës kanë shtuar pasuri
    2. A i fitoi Trumpi zgjedhjet?
    opinion
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Pasqyra që nuk thyhet

    Pasqyra që nuk thyhet

    08/07/20253 Mins Read
    Anti-thaçizmi si dëshmi e shterpësisë së mendimit politik në Kosovë

    Anti-thaçizmi si dëshmi e shterpësisë së mendimit politik në Kosovë

    14/03/202515 Mins Read
    Një kryeministër për apo me mësysh!?

    Një kryeministër për apo me mësysh!?

    22/01/20256 Mins Read
    Kujtimi i Srebrenicës: Përballja me historinë për të ndërtuar paqen

    Kujtimi i Srebrenicës: Përballja me historinë për të ndërtuar paqen

    12/07/20243 Mins Read
    Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë

    Putini do të jetë i pamëshirshëm pas sulmit në Moskë

    25/03/20245 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit Maqedonia

    Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

    10/10/20251 Min Read

    MPB Maqedoni njofton se dje është ndaluar një shofer nga Tetova, i cili voziste makinën…

    Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

    Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

    10/10/2025
    Parashikimi për motin gjatë fundjavës, do të ketë erë dhe vranësira

    Parashikimi për motin gjatë fundjavës, do të ketë erë dhe vranësira

    10/10/2025

    Prokuroria: Janë dorëzuar padi ndaj dy personave, që janë të dyshuar për ngjarjen në Kumanovë

    10/10/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Çfarë thonë sot yjet? Zbuloni shenjën që merr një vendim të madh dhe atë që rrezikon një rikthim të papritur në dashuri

    Çfarë thonë sot yjet? Zbuloni shenjën që merr një vendim të madh dhe atë që rrezikon një rikthim të papritur në dashuri

    07/10/2025
    Pse arrat duhen futur në ujë para se të konsumohen

    Pse arrat duhen futur në ujë para se të konsumohen

    06/10/2025
    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    30/08/2025
    Me te lexuara
    Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

    Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

    10/10/2025
    Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

    Shaini: Pas sulmit nuk qëndron bashkëshortja ime

    10/10/2025
    Parashikimi për motin gjatë fundjavës, do të ketë erë dhe vranësira

    Parashikimi për motin gjatë fundjavës, do të ketë erë dhe vranësira

    10/10/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.