
Shumë njerëz që nuk mund të pijnë kafe me kafeinë për shkak të tensionit të lartë, ankthit, problemeve me gjumin apo tretjen e zëvendësojnë atë me kafenë dekafeinato (pa kafeinë).
Por a është vërtet e padëmshme kjo alternativë?
Çfarë është kafeja dekafeinato?
Kafeja dekafeinato prodhohet duke hequr shumicën e kafeinës nga kokrrat e kafesë, por asnjëherë nuk është 100% pa kafeinë. Zakonisht përmban 1–3 mg kafeinë për filxhan, krahasuar me rreth 70–100 mg që gjenden në një kafe normale.
Pra, është shumë më e lehtë për trupin, por jo plotësisht “pa efekt stimulues”.
A është e dëmshme?
Në përgjithësi jo, për shumicën e njerëzve dekafeinato është një zgjedhje e mirë. Megjithatë, ka disa gjëra që duhen ditur:
Mund të ketë pak kafeinë
Edhe kjo sasi e vogël mund të ndikojë tek personat shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës për shembull, te ata me probleme të rënda gjumi, aritmi kardiake ose hipertension.
Procesi i dekafeinimit
Në disa raste, dekafeinimi bëhet me produkte kimike, si klorur metileni ose acetat etili. Edhe pse sasitë janë minimale dhe të sigurta sipas standardeve, versionet “organike” ose me metodën me ujë (Swiss Water Process) janë më të shëndetshme.
Aciditeti dhe stomaku
Kafeja dekafeinato mbetet pak acidike, prandaj te personat me gastrit ose refluks mund të shkaktojë bezdi të ngjashme si kafeja e zakonshme.
Kur është zgjedhja e duhur?
Kur doni të shijoni një filxhan kafe pa ndjerë dridhje apo ankth.
Kur keni presion të lartë ose ndjeshmëri ndaj kafeinës.
Kur pini shumë filxhanë gjatë ditës dhe doni të kufizoni dozën e kafeinës.







