Close Menu
    What's Hot
    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    23/07/2025
    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore

    23/07/2025
    “Po llomotit sërish..”, Conor McGregor e ofendon rëndë Khabib Nurmagomedov

    “Po llomotit sërish..”, Conor McGregor e ofendon rëndë Khabib Nurmagomedov

    23/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      08/07/2025
      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      08/07/2025
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

      Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

      23/07/2025
      Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

      Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore

      23/07/2025
      Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

      Gerapetritis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në përparimin e saj në rrugën evropiane

      23/07/2025
      Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

      DAP paralajmëron kontrolle te kompanitë e taksive: Qytetarët t’i raportojnë parregullsitë

      23/07/2025
      Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

      Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

      23/07/2025
      Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

      Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore

      23/07/2025
      “Po llomotit sërish..”, Conor McGregor e ofendon rëndë Khabib Nurmagomedov

      “Po llomotit sërish..”, Conor McGregor e ofendon rëndë Khabib Nurmagomedov

      23/07/2025
      Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

      Gerapetritis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në përparimin e saj në rrugën evropiane

      23/07/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      08/07/2025
      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      08/07/2025
      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      08/07/2025
      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Ndryshe»Çfarë hanin njerëzit e lashtë?
    Ndryshe

    Çfarë hanin njerëzit e lashtë?

    14/05/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Çfarë hanin njerëzit e lashtë?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Çfarë hanin njerëzit e lashtë?

    Të zbuluara në varret e fëmijëve, “biberonët” prej qeramike të përdorur mijëra vite më parë, do të përshtateshin në mënyrë të përkryer edhe për ushqimin e të vegjëlve sot. Ashtu si shumë sende të tjera të përditshme të përdorura për të ushqyer dhe përgatitur ushqimin, këto relike po u ofrojnë shkencëtarëve një panoramë të gjerë mbi atë së çfarë hanin njerëzit shumë kohë më parë.

    Një ekzaminim i molekulave yndyrore të quajtura lipide, të gjendura në poret e 3 biberonëve prej qeramike nga Bavaria, Gjermani, sugjeron se nënat që jetonin midis viteve 1200-450 Para Erës Sonë ishin në fazën e heqjes nga gjiri ose ua plotësonin dietat fëmijëve të tyre  me qumësht kafshësh, raportuan Xhuli Dun dhe kolegët e saj në vitin 2019.

    Dun, arkeologe biomolekulare në Universitetin e Bristolit në Angli, spekulon se krijuesit e këtyre shisheve prej qeramike mund të jenë frymëzuar për të argëtuar fëmijët e tyre. “Ato na bëjnë sot të qeshim. Por studimi i tyre ofron një lidhje shumë të ngushtë me të kaluarën”,- thotë ajo.

    Dun thekson se nuk ekzistojnë shumë mënyra për të studiuar mënyrën e ushqyerjes së foshnjave në kohët e lashta. E njëjta gjë është e vërtetë për jetën e njerëzve të lashtëve në përgjithësi. Shumë nga provat kanë qenë indirekte.

    Tani teknikat e reja shkencore, po na japin një pamje më të qartë të asaj që ishte në menunë e njerëzve para-historike. Të mbledhura nga shishet, fragmente tenxheresh prej qeramike dhe madje edhe relike nga varrezat e epokës së bronzit, mikrobet dhe mbetjet e molekulave ofrojnë një mori të dhënash të reja rreth kuzhinës antike.

    Tradicionalisht, studiuesit kanë qenë më të emocionuar nga jeta e mbretërve dhe e luftëtarëve pushtues sesa nga ajo e nënave. Prandaj objektet arkeologjike “të mërzitshëm”, që lidhen me kuzhinën dhe gatimin janë neglizhuar, shkruan arkeologia antropologjike Sarah Graf në “2020 Annual Review of Anthropology”.

    Artefaktet nga sfera e përgatitjes së ushqimit, i përkisnin shpesh atyre që u mungonte fuqia shoqërore:grave, shërbëtorëve dhe skllevërve. Graf thotë se shpeshherë copa enësh të thyera apo sende me pamje të zakonshme të nxjerra nga gërmimet, hidheshin ndonjëherë mënjanë së bashku me papastërtitë që nuk analizoheshin.

    Sot teknikat e fuqishme analitike, po i ndihmojnë shkencëtarët të analizojnë në detaje enët e lashta për të mësuar rreth ushqimeve të përgatitura dikur në to, nga gatimi në avull deri tek pijet e fermentuara dhe djathi. Tenxheret prej balte përbënin një pikë kthese, thotë Dun, dhe njerëzit i shpikën ato shumë herë në vende të ndryshme.

    Sepse këto enë ndihmuan në ndryshimin e asaj që hanin njerëzit. Ato mund të ziejnë mishin plotësisht apo t’i gatuajnë patatet aq gjatë sa të shkatërrojnë toksina në to. Për më tepër, ngjashëm me plastikën e sotme të kudogjendur, enët prej balte janë “polimeri i padegradueshëm i botës së lashtë”, thotë biogjeokimisti Riçard Evershid, kolegu i Dun në Bristol dhe një pionier i analizimit të mbetjeve organike në enët e lashta.

    Evershid dhe kolegët e tij kanë shfrytëzuar tendencën e yndyrave për t’u ngjitur pas fragmenteve të qeramikës për të zbuluar atë që njerëzit kanë gatuar shumë kohë më parë. Zierja e mishit lëshon rruaza yndyre të shkrira, të cilat që depërtojnë lehtësisht në muret e tenxhereve, thotë Evershed.

    Ai zbuloi i pari gjurmë yndyre nga ushqimet në qeramikën e lashtë rreth 30 vjet më parë, në copat e disa enëve mesjetare nga një sit arkeologjik në Angli. Gjurmët kimike sugjeruan lëngun e gjetheve të lakrës, që ka të ngjarë të ishte i zier bashkë me mishin vëren Dun.

    Nga gërmimet në të njëjtin vend, shkencëtarët identifikuan një numër të madh tenxheresh që datojnë nga vitet 950-1450 me gjurmë të yndyrës së qumështit, ndoshta nga prodhimi i djathit shprehet Dun. Asnjë gjurmë yndyre nuk u zbulua tek enët e tjerat, që mendohet se janë përdorur për pjekjen e bukës.

    Mbetjet e lipideve nuk mund të analizoheshin para viteve 1950 dhe lindjes së kromatografisë me gaz, një metodë për të shpërbërë përzierjet molekulare. Në vitet 1970, studiuesit e aplikuan për herë të parë këtë qasje mbi artefaktet arkeologjike. Këto teknika janë bërë akoma më të ndjeshme, dhe tani mund të zbulojnë drejtpërdrejt gjurmët e kimikateve.

    Kohët e fundit, Evershed dhe kolegët raportuan përdorimin e analizës së radiokarbonit për të gjetur moshën e lipideve të mbetura në artefakte nga rreth 7300 vjet më parë. Më parë, prova të ngjashme merreshin nga kockat. Një informacion i tillë,i siguron studiuesit se materiali që ata po analizojnë është i lashtë dhe nuk është thjesht një ndotje nga mjedisi përreth.

    Për të kuptuar më mirë se si gatimi i së kaluarës lidhet me të dhënat moderne, duke filluar nga viti 2014, studiuesit gatuanin çdo javë receta të ndryshme në enë qeramike pa lustër të blera në dyqan. Gjatë një viti, ata përdorën të njëjtën tenxhere për të gatuar të njëjtën recetë 50 herë, më pas kaluan në një recetë të re për 1-4 vaktet e fundit.

    Pjatat e thjeshta përfshinin vetëm 1 ose 2 përbërës, si p.sh misër ose grurë, ose mish nga një dre i vrarë në rrugë (me sa duket askush nuk i shijoi ato). Edhe pse gruri nuk ishte i shijshëm “rindërtimi i një vakti modest i gatuar në një tenxhere, mund të japë shumë informacione rreth përvojave të njerëzve në të kaluarën”- thotë Melani Miler, arkeologe në Universitetin e Otagos në Zelandën e Re, e cila ishte pjesë e eksperimentit.

    Pas një viti, shtresat e holla të tenxhereve bartnin shenja të të gjitha recetave, por anuan drejt vakteve më të fundit. Ndërkohë depozitat e lipideve brenda poreve të tenxhereve  u krijuan gjatë shumë zierjeve dhe nuk treguan shumë prova të gatimit të fundit raportoi ekipi i saj në vitin 2020 në “Scientific Reports”. Në vitin 2014, studiuesit raportuan zbulimin e proteinave të qumështit  të ruajtura në gurëzat e dhëmbëve të një njeriu që kishte jetuar afro 5000 vite më parë.

    Lexo edhe:

    1. “Fruthi përhapet si flaka e kashtës”, mjekja në “7pa5”: Këto janë shenjat e para te të infektuarit
    2. 6 pyetje si të ndërtoni strategjitë e suksesit në jetë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Mbani larg gripin duke konsumuar këto 5 pije

    Mbani larg gripin duke konsumuar këto 5 pije

    05/11/20242 Mins Read
    Këto janë arsyet pse ju dhemb koka shpesh

    Këto janë arsyet pse ju dhemb koka shpesh

    09/08/20241 Min Read
    Kura me fara pjepri për rigjenerimin e veshkave

    Kura me fara pjepri për rigjenerimin e veshkave

    27/05/20243 Mins Read
    Shmangni këto 3 shprehje nëse nuk doni të dukeni të pasigurt

    Shmangni këto 3 shprehje nëse nuk doni të dukeni të pasigurt

    06/04/20242 Mins Read
    Dashuria dhe financat, çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot, horoskopi i ditës, 6 janar 2024

    Dashuria dhe financat, çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot, horoskopi i ditës, 6 janar 2024

    06/01/20243 Mins Read
    Top Posts
    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    23/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi Maqedonia

    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    23/07/20251 Min Read

    MPB njofton se dje pasdite në orën 14:15, Shërbimi i Kujdesit Shëndetësor Shkup ka marrë…

    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore

    23/07/2025
    “Po llomotit sërish..”, Conor McGregor e ofendon rëndë Khabib Nurmagomedov

    “Po llomotit sërish..”, Conor McGregor e ofendon rëndë Khabib Nurmagomedov

    23/07/2025
    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    Gerapetritis: Greqia mbështet Maqedoninë e Veriut në përparimin e saj në rrugën evropiane

    23/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Refuzoi Benzeman e Vinicius Jr. – Kush është modelja 22-vjeçare në klipin e ri të Butrint Imerit?

    Refuzoi Benzeman e Vinicius Jr. – Kush është modelja 22-vjeçare në klipin e ri të Butrint Imerit?

    23/07/2025
    Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij, ishin në arrati qe gati dy javë

    Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij, ishin në arrati qe gati dy javë

    23/07/2025
    OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

    OBSH paralajmëron për përhapjen e virusit ‘chikungunya’ nga mushkonjat

    23/07/2025
    Me te lexuara
    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    23/07/2025
    Gjendet një person i vdekur në Shkup, trupi dorëzohet për autopsi

    Fetai: Nga 1 janari 2026 hiqen termet “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri” në administratën shtetërore

    23/07/2025
    “Po llomotit sërish..”, Conor McGregor e ofendon rëndë Khabib Nurmagomedov

    “Po llomotit sërish..”, Conor McGregor e ofendon rëndë Khabib Nurmagomedov

    23/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.