
Dëgjojmë shpesh këshilla që të tregojmë kujdes me mënyrën se si i edukojmë dhe rrisim fëmijiët tanë, pasi ajo mund të ndokojë në të ardhmen e tyre.
Por sa e vërtetë është kjo shkencërisht? Kjo ishte dhe pyetja që iu drejtua mjekes së veçantë, Artemisa Gogollari, këtë të martë në studion e Quo Vadis nga moderatorja Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Gogollari tha se në një eksperiment të bërë te minjtë është vënë re se traumat që përjeton prindi trashëgohen te disa breza.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Është e vërtetë që traumat kalojnë në breza?
Gogollari: Mund të kalojnë në breza, varet sa e fortë ka qenë trauma. Eksperimente me njerëz nuk janë bërë por janë bërë me minjtë. I kanë treguar aromën e trandafilit disa minjëve të vegjël dhe më pas i kanë traumatizuar. Kur janë rritur sa dëgjonin aromën e trëndafilit largoheshin me ankth dhe me stres. Më pas bënë fëmijë dhe ata janë larguar me vrap dhe me frikë, zgjatë deri në disa breza.
Borakaj: E bëra këtë pyetje nëse e shkuara e prindërve ka ndikuar edhe te brezat që ne jemi sot?
Gogollari: Është shumë e vërtetë pasi edhe vetë fëmija ndikohet nga nëna nga mënyra se si rritet, pasi ti krijon brenda teje një zë të brendshëm. Prandaj është nevoja të krijojmë një zë të ri të brendshëm, për ti folur vetes ndryshe.