minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Xhelal Bajrami zgjidhet kryetar i Komisionit për parregullsi zgjedhore - Shqiperia.info

Prokurori publik Ljupço Kocevski sot mbajti kolegjium ku i njoftoi prokurorët publikë në Prokurorinë Publike me prioritetet e programit për mandatin e tij dhe aktivitetet për forcimin e transparencës dhe besimit në institucion.

Njëkohësisht, Prokuroria Publike riaktivizoi Komisionin për monitorimin e parregullsive të mundshme lidhur me zgjedhjet dhe krimet e tjera që do të kryheshin gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.

Kryetar i Komisionit është zgjedhur prokurori publik Xhelal Bajrami.

Komisioni i përkohshëm përfshin një prokuror publik nga katër prokuroritë më të larta publike dhe një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bëri thirrje opinionit, organizatave të shoqërisë civile, organizatave tjera, partive politike, institucioneve vendore dhe ndërkombëtare dhe të gjithë atyre që besojnë se në ndonjë procedurë kanë indikacione për kryerjen e veprës penale lidhur me organizatën dhe zbatimin e zgjedhjeve, të dorëzojë parashtresë/raport në Komision në adresën elektronike – izbori@jorm.mk.

Xhelal Bajrami zgjidhet kryetar i Komisionit për parregullsi zgjedhore appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version