minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Arben Taravari kandidat për president i partive opozitare shqiptare në RMV - Shqiperia.info

Arben Taravari do të jetë kandidati për president i partive opozitare shqiptare.

Promovimi i Taravarit do të bëhet ditën e nesërme në ora 10:00 në sheshin e qytetit në Gostivar.

Të pranishëm në konferencë do të jenë edhe lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i Alternativës, Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku.

Kujtojmë që Arben Taravari, para disa ditësh, si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha se partia e tij do të shkojë në zgjedhjet kuvendare në koalicion me partitë opozitare shqiptare, gjë që shkaktoi edhe përçarje në partinë e tij.

Ndryshe, rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më  24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë i po të njëjtave do të mbahet me rrethin e parë të zgjedhjeve kuvendare – më 8 maj 2024. /Telegrafi/

Arben Taravari kandidat për president i partive opozitare shqiptare në RMV appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version