
Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “Arben Taravari sot është turpi më i madh politik i shqiptarëve në Maqedoni”. Sipas tyre, Taraavari nga njeriu që dikur fliste për “ndryshim”, ai u shndërrua në shërbëtor të Ali Ahmetit dhe Artan Grubit.
“Taravari nuk e braktisi pushtetin për parime apo për interes të qytetarëve, por për pazare të pista personale. Investimi famëkeq “Gjoka” dhe marrëveshjet e errëta të tij e zbuluan plotësisht fytyrën e vërtetë: një politikan i gatshëm të shesë gjithçka për përfitim personal. Sot, Taravari është bashkëpunëtor i ngushtë i BDI-së së kriminalizuar, që për dy dekada e ka mbajtur peng zhvillimin e shqiptarëve. Duke i bërë shërbim Ahmetit e Grubit, ai ka tradhtuar idealet për të cilat dikur thirrej dhe është rreshtuar krah atyre që qytetarët shqiptarë i ndëshkuan më 8 maj”.
“VLEN-i e bën të qartë: shqiptarët nuk kanë harruar kush e solli varfërinë, padrejtësinë dhe izolimin. Taravari sot është fytyra e një politike të degraduar, që për interesa të veta personale i ka shitur të gjitha kauzat e shqiptarëve. Ne nuk do të lejojmë që lojërat e tij të shpëtojnë BDI-në nga rrënimi politik. Shqiptarët kanë zgjedhur ndryshimin dhe ky ndryshim është i pandalshëm”.
“VLEN u themelua për ta shkulur nga rrënjët këtë mentalitet të vjetër, të kalbur e të shitur. Shqiptarët e kanë ndarë mendjen: nuk do të kthehen më prapa tek Taravarët që shiten për tendera, as tek Ahmetët që sunduan përmes frikës dhe korrupsionit. Prandaj, sot e themi qartë: Arben Taravari është simbol i tradhtisë politike dhe vazal i BDI-së “non grata”. Shqiptarët nuk do ta falin kurrë këtë shkelje mbi besimin e tyre. Historia do ta kujtojë si njeriun që u shit, ndërsa VLEN si forca që solli ndryshimin e shumëpritur”, thonë nga VLEN.
VLEN: Shqiptarët e ndëshkuan BDI-në, Taravari sot përkulet para Ahmetit e Grubit appeared first on Telegrafi.