
Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj udhëheqësisë së Bashkimit Demokratik për Integrim me Likovën.
Nga VLEN thonë se “Kur banorët e Likovës pinin ujë me arsen, Erkan Arifi nuk shqetësohej. Sot, papritmas është bërë “patriot i madh” dhe na del se i dhemb shumë për shqiptarët.
“Në Matejç, shokët e Erkan Arifit dhe ministrat e BDI-së ndanin para për manastirin pikërisht në kohën kur po e shisnin shqiptarinë në kuadër të Ballkanit të Hapur: 300 mijë denarë në vitin 2020, 1 milion në vitin 2021 dhe 1,5 milion në vitin 2023. Pra, sa ishin në pushtet, nuk u pengonte as kisha, as festa fetare. përkundrazi, i financonin me buxhet. Sot, nga opozita, bëjnë sikur “u dhemb” kombi. Çfarë ndryshoi? Vetëm një gjë: pushteti dhe privilegjet u ikën nga duart. Likova e di mirë kush e helmoi me ujë, kush e poshtëroi dhe kush e përdori vetëm për tenderë e pasuri personale. Banorët e dinë se hipokrizia e Erkan Arifit dhe BDI-së nuk është patriotizëm, por paniku i një partie që nuk di të jetojë pa pushtet”, thuhet në reagimin e VLEN.