
Gjykimi kundër tre policëve nga Koçani, të akuzuar për veprimet e tyre gjatë kontrolleve që lidhen me diskotekën “Pulse”, vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.
Në fillim të gjykimit, tre të akuzuarit deklaruan para gjykatës se nuk ndihen fajtorë për akuzat që rrjedhin nga veprimet e ndërmarra gjatë kontrolleve në lidhje me diskotekën “Pulse” në Koçani, ku më 16 mars të vitit të kaluar, 63 persona humbën jetën dhe mbi 200 u lënduan në një zjarr.
Gjykimi po drejtohet nga gjyqtarja Lidija Petrovska, ndërsa akuzën e përfaqëson prokurorja publike Spasenka Andonova.
Të akuzuarit akuzohen për mosveprim në përputhje me rregullat e përcaktuara në planet aneks për kontrollin e veprimeve gjatë kryerjes së kontrolleve të veprimeve në objektin e shërbimit të ushqimit “Pulse”.
Sipas aktakuzës, në periudhën nga 7 tetori 2023 deri më 7 shkurt 2024, të akuzuarit Kire Bogatinov dhe Goran Lazarov, si persona zyrtarë, nuk i kanë kryer detyrat e tyre zyrtare, përkatësisht nuk kanë vepruar plotësisht në përputhje me planet aneks për kontrollin e veprimit të 5 tetorit dhe 24 nëntorit 2023 gjatë përgatitjes së procesverbaleve të kontrollit të kryer./Telegrafi/







