
Për shkak të motit të nxehtë dhe sipas parashikimit të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), Ministria e Shëndetësisë ka lëshuar disa rekomandime për të mbrojtur popullsinë nga temperaturat e larta, duke përfshirë qëndrimin brenda, dhomat e ftohta, veçanërisht midis orës 11:00 dhe 17:00, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta me ngjyra të çelëta dhe përdorimin e mbrojtjes së kokës dhe syve.
“Gjithashtu rekomandohet të shmangni aktivitetin fizik gjatë orëve më të nxehta të ditës, t’u kushtoni vëmendje fëmijëve, të moshuarve, personave me sëmundje kronike dhe grave shtatzëna, të shtyni aktivitetet në natyrë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës dhe të siguroni kushte mikroklimatike (dhoma të ftohta me temperatura deri në 25 gradë Celsius) në vendin e punës dhe në shtëpi, dhe në rast të simptomave të tilla si marramendje, dhimbje koke, të përziera ose puls të shpejtë, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore”, thonë nga MSH.
Ministria e Shëndetësisë informon se po monitoron nga afër situatën në baza ditore dhe do të veprojë sipas vlerësimeve dhe nevojave./Telegrafi/
Vala e të nxehtit në Maqedoni, Ministria e Shëndetësisë apelon të respektohen rekomandimet për mbrojtje appeared first on Telegrafi.