
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin në rrugën Tetovë – Shkup.
Siç thonë nga SPB, në aksidentin në mes një autobusi dhe një makine kanë ndërruar jetë tre persona.
“Informacionet fillestare lidhur me aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës, në mes të veturës Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi. Në vend ngjarje kanë ndërruar jetë dy persona një burë dhe një grua, kurse një grua ka ndërruar jetë në Spitalin klinik të Tetovës, ku gjithashtu është dërguar edhe një fëmijë i lënduar të cilit i ofrohet ndihma mjekësore”.
“Prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë më vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. Për detaje tjera më të hollësishme pasi të dokumentohet rasti”, thonë nga SPB Tetovë.
Tre persona të vdekur, policia jep detaje nga aksidenti në rrugën Tetovë – Shkup appeared first on Telegrafi.