
Qyteti i Shkupit njofton se të mërkurën (16 korrik), në orët e hershme të mëngjesit, në rajonin e qytetit do të bëjë dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave.
Nëse kushtet kohore nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën e parë të ardhshme, kur të jenë të volitshme kushtet kohore, në terminin e njëjtë.
Nga Qyteti i Shkupit i njoftojnë bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.
Të mërkurën dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup appeared first on Telegrafi.