minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Talat Xhaferi merr mandatin për formimin e Qeverisë teknike: Edhe si kryeministër do të punoj me përkushtim - Shqiperia.info

Presidenti Stevo Pendarovski sot ia dorëzoi mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e qeverisë kalimtare, që do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re që do të formohet pas zgjedhjeve kuvendare.

Xhaferi në pranimin e mandatit tha se Qeveria e re do të formohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

Ai gjithashtu theksoi se edhe nga pozita e kryeministrit do të vazhdojë të punojë me përkushtim, përgjegjësi dhe transparencë.

Të shtunën mandatari teknik do të dorëzojë në Kuvend programin dhe përbërjen e Qeverisë së re.

Lexo po ashtu
Konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit, gjatë fundjavës do të votohet Qeveria teknike

Tashmë është bërë e ditur përbërja e Qeverisë teknike pasi partitë politike shpallën propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Qeveria teknike duhet të zgjidhet dhe të votohet deri në mesnatën e së dielës. Ende është e sigurt nëse OBRM-PDUKM do ta mbështesë qeverinë./Telegrafi/

Talat Xhaferi merr mandatin për formimin e Qeverisë teknike: Edhe si kryeministër do të punoj me përkushtim appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version