minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në RMV: Nuk kemi autoritet ligjor për të ndikuar në procedurat e brendshme të punësimit - Shqiperia.info

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve monitoron në situatën në M-NAV dhe për sa i përket kompetencave nuk ka kompetencë ligjore për të ndikuar në procedurat e brendshme të punësimit.

“Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në disa raste ka apeluar për bashkëpunim ndërmjet Sindikatës, punonjësve dhe menaxhmentit të Kompanisë. Edhe një herë apelojmë për profesionalizëm dhe ekspertizë në funksionimin e M-NAV, ndërsa situata me procedurat administrative në kompani nuk guxon të ndikojë në funksionimin aktual të këtij institucioni jetik për shtetin”, thotë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Ata theksojnë se komunikacioni ajror në vend duhet të ecë pa probleme, në vazhdimësi dhe pa ndërprerje, dhe në këtë drejtim u bëjnë thirrje të gjithë të përfshirëve që të jenë profesionistë dhe të kryejnë funksionin bazë të Kompanisë.

“Për çështjet e brendshme që kanë të bëjnë me procedurat e punësimit, ato duhet të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe nëse ka kundërshtime për procedurat, të zhvillohen në sistemin shtetëror”, tha Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. /Telegrafi/

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në RMV: Nuk kemi autoritet ligjor për të ndikuar në procedurat e brendshme të punësimit appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version